Lidhje

Princi William dhe Dukesha e Kembrixhit, ambasadorë të delegacionit britanik në Lojrat Olimpike

  • Zëri Amerikës

Prania e Princit William dhe Dukeshës së Kembrixhit ishte evenimenti kryesor i mbrëmjes së organizuar mbrëmë në Londër për të mbështetur atletët britanikë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dhe Lojërat Olimpike Speciale.

Çifti William dhe Kate si dhe Princi Harry janë ambasadorë të delegacionit britanik në Lojrat Olimpike.

Kanë mbetur vetëm dy muaj para hapjes së Lojërave Olimpike verore dhe aktiviteti i mbrëmshëm në pallatin e koncerteve simfonike Albert Hall ishte reflektim i emocioneve dhe entuziazmit që i paraprin këtyre garave.

Princi William, në fjalën e tij përshëndetëse tha se Londra është përfshirë nga një atmosferë magnetike dhe magjepsëse. Ai përgëzoi ekipin sportiv olimpik, që e cilësoi si më të mirin e të gjitha kohërave dhe u uroi atletëve sukses në sipërmarrjen e tyre.

XS
SM
MD
LG