Lidhje

Princi William dhe Dukesha Kate në Hollivud

  • Zëri Amerikës

Princi William dhe Dukesha Kate në Hollivud

Princi William dhe Dukesha Kate në Hollivud

Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate, provuan shkëlqimin e Hollywoodit dje në mbrëmje në Kaliforni në një eveniment që reklamonte talentet e reja të kinematografisë britanike.

Ngjarja tërhoqi yje amerikanë dhe britanikë të filmit dhe u sponsorizua nga Akademia Britanike e Filmit dhe artit Televiziv.

Dje princi William morri pjesë në një ndeshje pollo për bamirësinë në Sata Barbara të Kalifornisë.

Ngjarja tërhoqi disa qindra njerëz që paguan bileta nga katër qind në 4 mijë dollarë.

Pricni William shënoi katër gola duke e udhëhequr skuadrën e tij në fitore.

Dukesha e Kembrixhit, Kate i dorëzoi trofenë ekipit fitues para se t’i jepte bashkëshortit të saj një të puthur, të pritur nga turma e njerëzve.

Sot çifti do të ndjek një shfaqje kërcimi nga një agjenci jo fitimprurëse në rrethinat e Los Angelosit.

Çifti i sapo-martuar mbërriti të premten në Los Angeles pas një vizite nëntë ditore në Kanada, vizita e tyre e parë jashtë vendit që kur u martuan në prill.

Kjo është vizita e parë e dukeshës Kate në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG