Lidhje

Bashkëshortja e Princit William del nga spitali


Ajo ishte shtruar prej katër ditësh për simptoma që lidhen me shtatzaninë

Bashkëshortja e Princit William të Britanisë doli nga spitali ku ishte shtruar prej katër ditësh për simptoma që lidhen me shtatzaninë.

Princi William dhe bashkëshortja e tij Catherine – të njohur zyrtarisht si Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, u panë sot të dilnin nga spitali Mbreti Eduard i Shtatë në qendër të Londrës.

Pallati i Shën Xhejmsit ka njoftuar se çifti do të qendrojë në rezidencën e tij në Londër deri sa princesha ta marrë veten. Dje, dy gazetarë të një radioje australiane i telefonuan spitalit duke u hequr si pjestarë të familjes mbretërore.

Një infermiere u dha atyre informacione për gjendjen e princeshës dhe kjo bëri bujë në publik. Stacioni i radios në Sidni kërkoi falje për ngjarjen dhe spitali ka filluar hetimet. Të hënën, pas shtrimit të princeshës në spital, Pallati i Shën Xhejmsit njoftoi se çifti pret një fëmijë.

XS
SM
MD
LG