Lidhje

Prishtina dhe Beogradi marrin pjesë në konferencën rajonale në Mal të Zi

  • Ali Salaj

Në Danilovgrad të Malit të Zi u mbajt të mërkurën konferenca rajonale për arsim dhe trajnim, ku për herë të parë në një tryezë morrën pjesë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë.

Në konferencën për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Drejtoria e Komisionit Evropian per Arsim, Kosova u përfaqësua nga zv/Ministri i Arsimit, Nehat Mustafa ndërsa Serbia nga zv/Ministri i Shkencës, Radivoje Mitroviç. Përfaqësuesit e dy vendeve e vlerësuan pjesëmarrjen në konferencë si një dëshmi të marrëveshjes së arritur. Zoti Mustafa u deklaroi mjeteve malazeze të informimit se “takimi i sotëm sinjalizon se marrëveshja e arritur mes dy qeverive është duke dhënë rezultate”.

Ndërkaq, zëvendësministri serb i Shkencës, Radivoje Mitroviç tha se “ky ishte një rast i mirë që të bisedojmë dhe të shkëmbejmë përvojat tona për problemet e ndryshme ”. Më 24 shkurt Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale. Marrëveshja u prit me reagime të ndryshme si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd. Sipas marrëveshjes emri i Kosovës shoqërohet me një shënim ku përfshihet si rezolta 1244 e OKB-së ashtu edhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e saj.

XS
SM
MD
LG