Lidhje

Prishtinë: Protestuesit kërkojnë ndriçimin e ngjarjeve të Kumanovës


Grupe protestuesish në Prishtinë i bënë thirrje sot qeverisë së Kosovës që të punojë për ndriçimin e ngjarjeve në Kumanovë të Maqedonisë, ku sipas autoriteteve të Shkupit janë vrarë 9 shtetas të Kosovës dhe janë arrestuar 21 të tjerë. Të afërmit e tyre, të mbështetur edhe nga veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kërkojnë kthimin e trupave të të vrarëve në Kosovë dhe mbrojtjen e të arrestuarve që sipas familjarëve po u nënshtrohen torturave.

XS
SM
MD
LG