Lidhje

Prishtinë: Sulmohet fizikisht ministri i Arsimit, Hoxhaj

  • Zëri Amerikës

Prishtinë: Sulmohet fizikisht ministri i Arsimit, Hoxhaj

Prishtinë: Sulmohet fizikisht ministri i Arsimit, Hoxhaj

Autoritetet e policisë në Kosovë, thanë se ministri i arsimit, shkencës e teknologjisë Enver Hoxhaj, është sulmuar fizikisht në hyrje të ndërtesës së re të qeverisë së vendit.

Një zëdhënës i policisë tha se “ministri Hoxhaj është sulmuar nga një person i dyshimtë ndërsa njësitë e policisë kanë reaguar dhe kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin”. Identiteti i sulmuesit nuk është bërë i ditur, sikundër që nuk dihen as motivet e sulmit.

Sulmi u konfirmua edhe nga Ministria e arsimit, ë cila nëpërmjet një komunikate bën të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë një ceremonie me rastin e shënimit të 10 vjetorit të hapjes së zyrës së Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore në Prishtinë, por nuk jepen hollësi të tjera.

XS
SM
MD
LG