Lidhje

I shfajësuari pas 18 vitesh burg kërkon reforma

  • Greg Flakus

Gjatë 25 viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara, 1 mijë e 700 njerëz të dënuar për krime serioze dhe dënuar me burg, janë gjetur të pafajshëm. Një burrë 49 vjeçar në Hjuston i cili dikur priste të egzekutohej në Teksas, është një prej tyre. Tani, Anthony Graves i shpenzon paratë dhe ditët e tij në kërkim të reformës në drejtësinë penale.

Tani, Anthony Graves është i lirë. Ai po bën fushatë për reforma në drejtësinë penale. Ai ishte i burgosur, një njeri i pafajshëm që do të egzekutohej:

“Më morën 18 vite të jetës time, u munduan të më vrasin dhe tani dua të qendroj përballë dhe t’i kujtoj nevojën se ne duhet të veprojmë më mirë.”

Ai u shpall fajtor në vitin 1994 për vrasjen e një gruaje, vajzën e saj dhe katër nipërit dhe mbesat e saj. Ai kaloi 18 vjet në burg, 12 prej të cilave në pritje të ekzekutimit. 49 vjeçari nga Teksasi tashmë është shfajësuar.

Anthony Graves bën paraqitje publike me Nicole Casares, avokate dhe profesore e gazetarisë në Universitetin St. Thomas që i është kërkuar të hetojë një rast dënimi me vdekje:

“Bashkë me studentët patëm rastin të shqyrtonim rasin e zotit Graves.”

Madje, para se ai të lirohej, një burrë tjetër pranoi krimin. U deshën shumë vite apelimi në gjykata që të arrihej shfajësimi. Zoti Graves tani piketon atë që e shikon si shkak të padrejtësisë në Amerikë – mungesën e avokatëve të duhur për apelin e të pandehurve, presionin e policisë për të pranuar fajin dhe shkeljet e drejtpërdrejta të prokurorëve.

Ai ka përdorur për kauzën e tij një pjesë të parave nga 1.5 milion dollarët e dhënë nga shteti i Teksasit për burgosjen e gabuar. Ai dhe zonja Casarez flasin për audienca të interesuar si në kampusin e Universitetit Rice në Hjuston:

“Dua që të tjerët të mësojnë nga historia ime, dhe më kryesorja që njerëzit ta dinë padrejtësinë që kryhet në sistemin tonë të drejtësisë penale.”

“Ngjarje si kjo lënë përshtypje tek studentët dhe i frymëzon ata të votojnë për të bërë ndryshimet e duhura.”

Por Anthony shpreh pak hidhërim për vitet e humbura pas hekurave duke thënë se e shqetëson më shumë e ardhmja se sa e kaluara.

XS
SM
MD
LG