Lidhje

Shqipëri: Dokumentar për burgun e Spaçit


Përgatitet dokumentari mbi diktaturën komuniste
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:21 0:00

Studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës përgatitën një film dokumentar për diktaturën komuniste dhe burgun e Spaçit. Filmi, i shfaqur në Muzeun Historik, është produkt i vizitave të shpeshta në burgun simbol të diktaturës, ku ata zhvillojnë leksionet e tyre. Pedagogët e rinj shprehen se shoqëria shqiptare nuk mund të ndahet nga diktatura, nëse nuk e kupton dhe nëse nuk e kujton vazhdimisht atë.

Përgatitet dokumentari mbi diktaturën komuniste
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:21 0:00

Studentë të sociologjisë dhe shkencave politike të Universitetit të Tiranës po kryejnë herë pas here vizita në burgun e Spaçit, për të kuptuar nga afër diktaturën komuniste në një prej burgjeve më të egra të tij.

Së bashku me ta, dy pedagogë të rinj të filozofisë Julian Bejko dhe Dritan Karadaku krijuan një film dokumentar me titull Republika e Spaçit. Ai është përpjekje për të ndërtuar një qëndrim bashkëkohor ndaj asaj fatkeqësie kombëtare, si diktatura e egër kundër një populli të vogël.

Filmi ngjan me një poemë filmike, bazuar mbi traktatet filozofike të lirive njerëzore.

Qëllimi kryesor është që të mposhtet harresa kolektive dhe t'u tregohet brezave më të rinj ajo që ndodhi dhe arsyet pse diktatura gjeti vend në Shqipëri.

Spaçi është vetëm një nga burgjet e shmtë të diktaturës, por ai është simboli më i fortë i egërsisë së saj si dhe i qëndresës së shqiptare përballë dhunës.

Profesorët Bejko dhe Karadaku pohojnë se shqiptarët nuk mund të ndahen nga diktatura pa e njohur mirë atë dhe pa nxjerrë në diell rrënjët e saj.

Pas kësaj, shpresa mbetet e fundit për të hyrë në rrugën e zhvillimit paqësor dhe demokratik.

Gjatë 5 dekadave të diktaturës komuniste u vranë për motive 5 mijë e 37 burra dhe 450 gra.

U dënuan me burgje politike 21 mijë e 788 burra dhe 7 mijë e 367 gra.

U internuarn për motive politike 48 mijë e 217 burra dhe 10 mijë e 792 gra., si dhe u dëbuan 11 mijë e 536 familje.

XS
SM
MD
LG