Lidhje

Në prag të bisedimeve të radhës Prishtinë-Beograd


Ky raund vlerësohet si më i vështiri, për shkak të dallimeve të thella që kanë të dyja palët për mënyrën e administrimit të veriut

Kosova dhe Serbia vazhdojnë të hënën në Bruksel bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ky raund i bisedimeve vlerësohet si më i vështiri për shkak të dallimeve të thella që kanë të dyja palët për mënyrën e administrimit të veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Prishtina kërkon shpërbërjen e strukturave paralele dhe krijimin e një asociacioni të komunave, pa fuqi ekzekutive. Beogradi pohon se një njëfarë mënyre ka hequr dorë nga strukturat aktuale në veri, por kërkon nga Prishtina kompromis për krijimin e bashkësisë së komunave serbe me pushtet ekzekutiv.
XS
SM
MD
LG