Lidhje

Problemet ekonomike rëndojnë jetën e muzikantëve nga Meksika

  • Elizabeth Lee

Problemet ekonomike rëndojnë jetën e muzikantëve nga Meksika

Problemet ekonomike rëndojnë jetën e muzikantëve nga Meksika

Shtetet e Bashkuara prej kohësh shihen si vendi i mundësive për shumë meksikanë që kërkojnë punë, duke përfshirë artistët e muzikës tradicionale meksikane Mariaçi. Por sot, për shkak të ekonomisë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Efektet e rënies ekonomike në industrinë e Mariaçit mund të shihen në një qendër ditore të quajtur “Sheshi Mariaçi” në Los Anxhelos.

Kjo është një traditë muzikore që filloi në Meksikën e shekullit të 19 dhe pastaj erdhi në Los Anxhelos - një nga qendrat e mëdha të Mariaçit jashtë atdheut të tij. Disa muzikantë luajnë në restorante. Të tjerët mblidhen këtu, në Sheshin Mariaçi, pranë qendrës, për të kërkuar punë.

"Kjo është punë, është puna e vetme që kam tani dhe që e bëj prej 54 vjetësh."

David Martin dhe muzikantë të tjerë, të veshur me “charron” tradicionale, vijnë rregullisht në Sheshin Mariaçi, me shpresën që të punësohen nga ndonjë familje për të luajtur nëpër dasma dhe festa të tjera. Por ai thotë se ekonomia po e dëmton biznesin.

"Puna ka rënë shumë, më shumë se 50 për qind. Kjo i ka detyruar disa muzikantë të largohen dhe të kthehen në Meksikë. Të tjerët mezi mbahen, mezi e shtyjnë jetën."

"Kjo punë nuk më mjafton prandaj bëj edhe një punë tjetër të rregullt," thotë Karlos Paçeko punon në aeroport. Ai luan vetëm kur ka punë sepse ka nevojë për para të tjera për të blerë shtëpi.

"Çdo gjë që ndikon në të ardhurat e publikut të gjerë ndikon edhe te ne, sepse kur ata kanë më pak para, ata nuk bëjnë festa dhe nuk marrin muzikantë".

David Martin thotë se kur ekonomia ishte mirë, njerëzit që kishin festa merrnin deri në 8 muzikantë njëherësh.

"Tani zakonisht marrin nga pesë. "

Muzikantët thonë se ekonomia ka krijuar edhe një problem tjetër.

"Disa njerëz paguajnë pak. Gjithashtu po vijnë muzikantë që nuk luajnë mirë. Ata na nxjerrin një nam të keq sepse njerëzit mendojnë se ne të gjithë nuk jemi profesionistë dhe nuk na marrin më.”

Martin thotë se kohët e fundit disa muzikantë formuan një sindikatë. Anëtarët premtojnë të kërkojnë një minimum prej 50 dollarë ora për çdo muzikant. Por disa janë të gatshëm të kërkojnë më pak.

"Nëse të japin shumë orë, unë mund të punoj edhe për 5 ose 10 dollarë më pak. Nuk është ndonjë ndryshim i madh."


Por, thotë Karlos Paçeko, frika është se, nëse njerëzit mësohen të paguajnë pak ata mund të vazhdojnë të paguajnë po aq edhe kur ekonomia të përmirësohet.

XS
SM
MD
LG