Lidhje

Problemet e reformës shëndetsore


Tani që më shumë se 7 milionë amerikanë janë regjistruar për sigurimin shëndetsor të të planit të presidentit Obama (Obamacare), numri i personave pa sigurime shëndetsore në Shtetet e Bashkuara është ulur. Por ka ende miliona njerëz të cilët nuk kualifikohen për ndihmë, nuk mund të përballojnë sigurimin e ofruar – ose ky sistem i ri sigurimesh u duket i ndërlikuar.

Nuk ka pasur rënie në numrin e pacientëve që vijnë në klinikën e lëvizshme Misioni i Mëshirës kur bëhet fjalë për qytetin e Frederick të Merilendit, pranë Uashingtonit. Ky mision ofron shërbime mjekësore falas dhe financohet nga kontributet private. Grupi udhëton në të gjithë rajonin dhe trajton ata që kanë nevojë.
Dr. Michael Sullivan thotë se ata i shërbejnë të varfërve të cilët nuk mund t’i mbështesë palni i presidentit Obama për kujdes shëndetësor.

“Për zonat që nuk kanë mbështetje, disa organizata bëjnë atë që bëjmë edhe ne, duke u përpjekur për të marrë të gjithë këta njerëz që nuk përmbushin kërkesat për sigurimin shëndetsor. Ata shpesh mund të përfundojnë në urgjencë për diçka që mund të trajtohet lehtë.”

Qëllimi i planit të presidentit Obama është për ta bërë sigurimin shëndetësor më pak të shtrenjtë dhe më të arritshëm. Për të varfërit, ai ofron mbulim të falas nga qeveria nën një program të quajtur Medicaid ,ose subvencione të bazuara nga të ardhurat për të blerë sigurim shëndetësor privat.

Por për shumë nga pacientët që vizitohen në klinikën e Misionit të Mëshirës, sigurimi shëndetësor i ofruar nga plani i presidentit nuk është i përballueshëm. Stevatte Bryant humbi punën dhe sigurimin, por meqë burri i saj merr pension për invalidë nga qeveria ajo nuk kualifikohet për Medicaid. Sigurimi më i lirë që ajo mund të marrë do të kushtonte rreth 300 dollarë në muaj, dhe ajo nuk mund ta përballojë.

“Unë kam pasur sigurime shëndetsore tërë jetën time. Kam punuar punë të mira, por vetëm kam pasur një fat jo aq të mirë kohët e fundit me punën dhe shëndetin. Dhe kam ardhur këtu, sepse unë nuk kam të ardhura.”


Dr. Sullivan thotë se edhe me sigurim që ofron plani i presidentit Obama, një vizitë në urgjencën e një spitali për të trajtuar dhimbjet e kurrizit të zonjës Bryant ka të ngjarë të kushtojë arreth një mijë dollarë.

“Ata bëjnë një radioskopi për të cilën mbase nuk është nevoja. Pastaj të thonë 'shko tek mjeku ortopedik, dhe një vizitë tek mjeku specialist kuishton."

Pacientë të tjera këtu janë emigrantë pa dokumenta që nuk kualifikohen për ndihmë nga qeveria. Bianca Aleman nga El Salvadori është një banore i ligjshme, por ajo nuk u regjistrua në kohë për kujdes shëndetësor të ofruar nga qeveria, sepse ajo thotë se procesi dukej shumë i ndërlikuar.

“Unë kisha shumë informacion. Prandaj nuk aplikova, por tani erdha këtu. Ata më japin më shumë informacion në lidhje me të. Kështu që do të përpiqem të aplikoj vitin e ardhshëm.”

Zyrtarët e klinikës Misioni i Mëshirës thonë se ata janë duke shtuar shërbimet për të trajtuar miliona njerëz të cilët ende nuk mund të përballojnë koston e lartë të kujdesit shëndetësor në Amerikë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG