Lidhje

Procesi i zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara

  • Jeffrey Young

Procesi i zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara

Procesi i zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara

Procesi i zgjedhjes së zyrtarëve në nivele lokale dhe kombëtare në Shtetet e Bashkuara fillon me regjistrimin e votuesve që marrin pjesë në zgjedhje. Materiali në vazhdim trajton pikërisht këtë proces të regjistrimit dhe shpjegon se pse partitë politike dhe grupe të tjera e konsiderojnë atë si një pjesë thelbësore të strategjive të tyre.

Çdo amerikan nga mosha 18 vjeçare, përveç disa rasteve, gëzon të drejtën e votës. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, 63.4 përqind e njerëzve me të drejtë vote morën pjesë në proces. I gjithë procesi filloi me regjistrimin e votuesve.

Ndryshe nga vendet e tjera, në Amerikë qeveria federale nuk është rregullatori i zgjedhjeve. Ndërkohë që e drejta për të votuar garantohet me kushtetutë, dhe mosha minimale është përcaktuar me ligj federal, janë të 50 shtetet që përcaktojnë rregullat e regjistrimit.

Në disa shtete, njerëzit mund të regjistrohen në ditën e zgjedhjeve. Në shtete të tjera, regjistrimi mbyllet 15 ose 30 ditë para zgjedhjeve. Shtetet po ashtu kanë rregulla të ndryshme në bazë të vendbanimit, që përcakton regjistrimin atje.

Dy partitë kryesore amerikane, demokratët dhe republikanët, punojnë për të zgjeruar bazën dhe influencuar regjistrimin e votuesve.

Zyrtarja e Partisë Demokrate Ina Taylor, nga shteti i Merilandit, thotë se gjetja e njerëzve të rinj është po aq e rendësishme sa edhe mobilizimi i bazës në ditën e zgjedhjeve.

“Është thelbësore për ne që të shkojmë derë më derë dhe t’i regjistrojmë ata dhe t’i bëjmë gati për votime.”

Zyrtari republikan në këtë shtet, Fred Fleischman thotë se regjistrimi është pjesë thelbësore për fitimin dhe ruajtjen e pushtetit politik për të dy partitë politike.

“Në shtetin e Merilandit ku republikanët janë pakicë, është kritike për ne të regjistrojmë sa më shumë votues, që të kemi mbështetje të mjaftueshme për të konkuruar me partinë demokrate.”

Në disa shtete, votuesit regjistrohen si pjestarë të një partie dhe në disa shtete jo. Por njerëzit në çdo shtet mund të regjistrohen si të pavarur. Në disa shtete, anëtarësimi partiak është i domosdoshëm për të marrë pjesë në votimet paraprake që përcaktojnë kandidatin e secilës parti në zgjedhjet e përgjithshme. Por në shtete të tjera, të pavarurit mund të marrin pjesë.

Regjistrimi i votuesve nxitet po ashtu nga grupe të tilla si ato të pakicave raciale dhe etnike. Kjo për të siguruar që zyrtarët e zgjedhur të dinë shqetësimet e tyre dhe të reagojnë. Zebediah Daniels në shtetin e Ohios sapo është regjistruar për të votuar.

“Është e rendësishme, sidomos për mua që jam afrikano-amerikan. Njerëzit tanë luftuan për këtë dhe është e rendësishme që ne të votojmë sepse është një privilegj shumë i madh.”

Një ligj federal i miratuar në vitin 1995 mundëson që njerëzit që pajisen me lejen e makinës të regjistrohen për të votuar. Një numër shtetesh tani i lejojnë votuesit të regjistrohen përmes internetit. Përkrahësit thonë se kjo është një mënyrë tjetër për të shtuar pjesmarrjen në procesin zgjedhor çka e bën Amerikën një vend demokratik.

XS
SM
MD
LG