Lidhje

Serrat për prodhime bio


Fermeret shqiptare jane duke shtuar serrat per prodhime bio, dhe po terheqin vemendjen e klienteve vendas dhe tregtareve te huaj. Specialistet pohojne se cilesia e larte e ketyre prodhimeve nuk reklamohet sa duhet, dhe ato konkurrohen fort nga prodhimet e jashtme.

Fermerët e Durrësit po punojnë për të ngritur një rrjet shitoresh me prodhime bio nga serat e tyre. Ushqimet e importit nuk kanë shije dhe as garanci dhe askush më mirë se perimet e tyre nuk mund të ushqejnë banorët, kërkesat e të cilëve sa vijnë e rriten për prodhimet bio.

Klientë të rregullt të këtyre tendave shitore krahas banorëve janë bërë edhe udhëtarët e shumtë që rrahin rrugët dhe autostradat e Durrësit, qofshin nga Tirana, nga Korca apo edhe nga Kosova. Ata ndalojnë menjëherë sapo shohin rerklamat e prodhimeve bio.

Në këto tregje gjen gjithmonë ullinj, perime e fruta të një cilësie të lartë, të gjitha të mbrojtura nga skema bio. Specialisti Enver Isufi drejtor i Institutit të bujqësisë BIO thotë se kërkesat në rritje të klientëve vendas dhe të huaj kanë bërë që të rritet edhe mbështetja financiare e shtetit dhe e bankave për këtë lloj bujqësie të re.

Të ndërtosh një fermë bio nuk është një punë e lehtë. Sipas traditës vetëpunësimi familjar është baza e punës. Fatmir Kallbaqi punon me fëmijët dhe bashkëshorten, ndërsa me shitjen merret vëllai me familjen e vet. Ai thonë se kërkesat për prodhimet bio janë 10-fishuar, ndërsa marketingu i këtyre rrjeteve podhuese dhe shitëse është shumë i vogël dhe ky shihet si një problem kryesor.

Krahas tregjeve në Durrës, fermerët bio kanë ngritur shitore edhe në Shkodër, Velipojë, Vlorë e në kryeqytet. Sipas tyre, megjithë përmirësimet, mundësitë janë shumë më të mëdha për të përhapur prodhimet shqiptare bio brenda dhe jashtë vendit.
XS
SM
MD
LG