Lidhje

Prodhimet e falsifikuara dhe krimi


Të dhënat tregojnë se në botë vazhdojnë të qarkullojnë mallra të falsifikuara - veshje, çanta të modës, cigare, madje edhe barna mjekësore. Hetuesit thonë se ky lloj biznesi ia kalon tregtisë së drogës. Dhe policia thotë se kur konsumatorët blejnë një artikull të falsifikuar, ata mund të kontribuojnë në financimin e krime të tjera. Por këto lloj mallrashmund të dëmtojnë edhe shëndetin. Dhe Los Angeles është qyteti ku shumë prej artikujve të falsifikuara hyjnë në Shtetet e Bashkuara ga vendet e Paqësorit.

Çdo ditë, njerëz të shumtë dynden në qendër të qytetit dhe drejtohen për në tregun e quajtur 'Santee Alley', treg i hapur i cilësuar si parajsa e blerësve. Anita Grey është një prej blerëve.

"Unë vij këtu për ndonjë çantë dore, bizhuteri dhe rroba. Por këtu gjen gjithçka."

Santee Alley ka qenë gjithashtu e njohur si strehë për mallrat e falsifikuara. Disa vjet më parë mallra të tilla tregtoheshin hapur. Por tani ato nuk i sheh më, tregtarët i mbajnë të fshehura. Kjo për shkak se policia ka kryer bastisje dhe shitësit janë më të kujdesshëm, thotë hetuesi Kris Buckner.

"Ata i ofrojnë blerësit mallra të tilla dhe kur bien dakord shkojnë në magazinë."

Për 15 vjet hetuesi Buckner ndjek e vëzhgon tregtarët që shesin prodhime të falsifikuara. Ai thotë se problemi nuk është i kufizuar vetëmë në Los Anxheles.

"Po t'i hidhet një sy tregut global, 10 për qind e mallrave atje vlerësohet të jenë të falsifikuara."

Me 500 miliardë dollarësh të ardhura në vit, thotë hetuesi Buckner, biznesi i mallarave të falsifikuara është më i madh se sa tregtia e drogës. Ky lloj biznesi, është i lidhur edhe me bandat e rrugëve dhe krimin e organizuar ndërkombëtar.

"Grupe si Hezbollah, Vëllazëria Myslimane dhe Hamasi janë përfshirë në këtë aktivitet, sepse për njerëz të tillë kjo është një mundësi e përkryer për të fituar para ".

Kur zbulohen, mallrat e fallsifikuara konfiskohen nga policia. Hetuesit thonë se sasi të mëdha mallrash të rreme dhe artikuj me marka të vjedhura vijnë nga Kina - të fshehura brenda kontejnerëve të anijeve. Policia thotë se më shumë se 14 milionë kontejnerë në vit vijnë vetëm përmes portit të Los Angelosit, por ata janë në gjendje të kontrollojnë më pak se 1 për qind të tyre.

Deborah Greaves, me xhinse të markës True Religion, u tregon policëve se si t'i dallojnë xhinset e falsifikuara. Ajo paralajmëron kundër blerjes së mallrave të rreme në internet.

"Një nga kërcënimet më të mëdha dhe që njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm është se në internet jo vetëm malli mund të jetë i fallcifikuar, por fakti se për të blerë atyre u duhet të japin shumë informacione personale, përfshi numrin e kartës së kreditit, adresën etj - pra çdo gjë që u duhet për të vjedhur identitetin tuaj."

Dhe disa prodhime të falsifikuara mund të jenë të dëmshme, thotë oficeri Todd Rogers i zyrës së sherifit

"Kur ju bleni cigare me markë të falsifikuara ju nuk e dini se çfarë përmbajnë ato. Brenda cigareve të tilla ne kemi gjetur lloj lloj insektesh të dëmshme".

Policia thotë se për të kuptuar dallimin mes një malli të mirëfilltë dhe një të rremë, shikoni çmimin; nëse është shumë i mirë për të qenë i vërtetë, malli ndoshta nuk është i vërtetë.
XS
SM
MD
LG