Lidhje

Program për Drejtësinë i Agjensisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar

  • Raimond Kola

Program për Drejtësinë i Agjensisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar

Program për Drejtësinë i Agjensisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar

Programi pesëvjeçar për Forcimin e Drejtësisë në Shqipëri, i financuar nga Agjensia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID, po mbështet krijimin pranë disa gjykatave të Qendrave të Ndërmjetësimit. Në Gjykatën e Korçës është hapur qendra e parë e tillë, ndërsa proçesi pritet të shtrihet më pas edhe në gjykatat e tjera të vendit.

Ngritja e shërbimit të ndërmjetësimit pranë gjykatës shihet si një alternativë për zgjidhjen e konflikteve mes qytetarëve jashtë procesit gjyqësor , por pa rënë në kundërshtim me ligjin. Gjyqtarët do të referojnë çështje tregtare dhe familjare tek Qendra e Ndërmjetësimit, duke ndihmuar kështu edhe në reduktimin e çështjeve gjyqësore.

Ky shërbim jo vetëm është më i shpejtë pasi nuk ndjek procedurat gjyqësore, por është edhe më pak i kushtueshëm pasi u shërben palëve t`i shuajnë konfliktet para se ato të mbërrijnë në dyert e drejtësisë. Krijimi i Qendrave të Ndërmjetësimit pason një aktivitet disa vjeçar në programe e projekte të shoqërisë civile në këtë drejtim të mbështetura nga donatorë të ndryshëm.

Klima e ndërmjetësimit dhe pajtimit të mosmarrëveshjeve ka qenë pak e përhapur viteve të fundit në Shqipëri dhe pjesa dërrmuese e konflikteve përfundojnë nëpër gjykata. Personeli i pakët i gjykatave dhe praktikat e gjata burokratike të administratës gjyqësore bëjnë që shpesh çështjet të tejzgjaten. Programi i Drejtësisë i financuar nga USAID mbështeti pak kohë më parë krijimin e Qendrave të Informimit të cilat sigurojnë qasjen publike të informacionit gjyqësor.

Po kështu, ky projekt ka nxitur median si vendore edhe kombëtare të punojë për të shtuar raportet investigative, veçanërisht për çështjet e korrupsionit në sektorët më të përfolur të jetës shqiptare. Ndërkaq në Shqipëri pritet të aprovohet nga parlamenti shqiptar ligji për funksionimin e Gjykatës Administrative i cili do të sillte një lehtësim tjetër për trajtimin e çështjeve gjyqësore sidomos për konfliktet e qytetarit dhe të biznesit me shtetin. Aprovimi i ligjit kërkon në parlament 84 vota dhe pak ditë më parë ëshë vendosur nga grupet parlamentare të poziëts dhe opozitës që të shtyhet votimi.

XS
SM
MD
LG