Lidhje

Një program i ri social ndihmon adoleshentet


Çdo vit 75 mijë vajza amerikane nën moshën 20 vjeçe - shumica e tyre të pamartuara- mbeten shtatëzëna. Kjo është shifra më e lartë e shtatëzanisë tek adoleshentet në vendet e industrializuara perëndimore. Më shumë se gjysma i sjellin në jetë fëmijët e tyre, duke u kthyer në nëna adoleshente, që shpesh përballen me një të ardhme të vështirë: mundësi më e madhe për të qenë të varfëra, ndërprerje e studimeve, si dhe përballja me papunësinë.

Qyteti i New Yorkut ka përqindjen më të lartë, me rreth 20 mijë adoelshente shtatëzna çdo vit. Por që nga viti 1984, një program parandalues jashtëshkollor i drejtuar nga Ndihma e Shoqërisë për Fëmijët në New York ka patur sukses në përgjysmimin e numrit të shtatëzanive mes pjesmarresve. Ky program nis që me fëmijët e moshave 10-11 vjeç, djem dhe vajza.

Këta nxënës të shkollave publike të qytetit të New Yorkut janë regjistruar në një program jashtëshkollor të quajtur Ndihma e Shoqërisë për Fëmijët. Ky program ka si qëllim të ulë numrin e shtatëzanive tek adoleshentet.

Edukata seksuale është vetëm një pjesë e këtij programi. Psikologu Michael Carrera, që ka themeluar programin 29 vjet më parë, thotë se përpjekjet parandaluese të efektshme duhet të përfshijnë të gjitha nevojat e një fëmije- të ndihmojnë të rinjtë të parafytyrojnë një jetë të sukseshme si të rritur në vend të një jete me fëmijë në vitet e adoleshencës, që thuajse mbyll të gjitha mundësitë në jetë.

“Kur të rinjtë besojnë se gjëra të mira do të ndodhin në jetën e tyre, kur ata ndjejnë se mund të jenë të susksesshëm, ata e përpiqen vetë për parandalimin e shtatzanisë, pra nuk jemi ne që parandalojmë shtatëzaninë tek adoleshentet - janë ata vetë”.

Programi përmban 6 elementë: stërvitje sportive, punime arti, punësim me orar të reduktuar, mirëmbajtja e një llogarie personale bankare- si dhe këshillim, kujdes të plotë mjekësor dhe edukatë seksuale.

Sipas statistikave pjesëmarrësit në programin Carrera kanë 50 përqind më pak raste të shtatëzanive se bashkëmoshatarët e tyre në New York .

“Ky program më ka shpëtuar jetën”.

Felipe Ayala, i cili punon tani si këshilltar i këtij programi, ishte një prej pjesmarrësve të parë të tij në vitin 1984, i cili vinte nga një lagje problematike.

“Programi na angazhonte në shumë drejtime, duke mos na lejuar që të kishim mendjen vetëm tek marrëdhëniet seksuale.”

22 vjeçarja Kaity Modesto ishte e regjistruar këtu gjatë periudhës së universitetit, duke gjetur punë si trajniere, e madje duke fituar edhe të ardhura për veshjet e punës. Ndërsa për marrdhëniet seksuale, ajo thotë, se mësoi gjëra që prindërit nuk ia kishin mësuar.

“Mësova edhe të thoja jo- pasi në disa rrethana si grua është e vështirë të thuash jo. Sepse ju ndoshta pëlqeni dikë, por nuk jeni gati për të kryer marrëdhënie seksuale me të, por prapë e hedh këtë hap. Dhe në raste të tilla, programi më ndihmoi që të kisha besim në vetvete”.

Michael Carrera, tashmë në një moshë mbi 70 vjeç, thotë se ai ende ka dëshirë për të ardhur në punë. Programi i tij tani numëron 4 mijë studentë në 12 shtete. Shtëpia e Bardhë gjatë presidencës së Barack Obamës e nderoi atë me një çmim “për risi sociale” dhe në vitin 2010 dha një fond federal për edukatën seksual vetëm për programet që kanë dhënë prova konkrete në uljen e shtatëzanive tek adoleshentët- si programi Carrera.
XS
SM
MD
LG