Lidhje

Programi i kompanisë Starbucks “Krijimi i Vendeve të Punës në SHBA


Programi i kompanisë Starbucks “Krijimi i Vendeve të Punës në SHBA
Programi i kompanisë Starbucks “Krijimi i Vendeve të Punës në SHBA

Ekonomia e dobët në Shtetet e Bashkuara e ka bërë të vështirë për shumë njerëz të gjejnë punë. Kompania e kafesë Starbucks, me bazë në Seattle të shtetit veri-perëndimor të Uashingtonit, po përpiqet të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës nëpërmjet programit të saj të ri Krijimi i Vendeve të Punës për Shtetet e Bashkuara. Këtë muaj, kjo kompania filloi mbledhjen e donacioneve nga klientët, të cilat do t’u jepen bizneseve të vogla, që premtojnë të marrin në punë njerëz nga komunitete me të ardhura të ulëta.

Sally Shafor blen një kafe në dyqanin Starbucks në Alexandria të Virxhinias. Ajo porosit një kafe për vete dhe dhuron 5 dollarë për programin krijimi i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara. Sally është e punësuar, por ajo njeh njerëz të papunë.

"Ekonomia e rënduar e ka bërë të vështirë për shumë njerëz të gjejnë punë, prandaj jam e gëzuar që mund të ndihmoj në një farë mënyre".

Kompania Starbucks shpreson që miliona klientë të saj, si Sally Shafor të kontribuojnë në dyqanet e Shteteve të Bashkuara. Adam Brotman, zëdhënës i Starbucksit, thotë se kompania po jep 5 milionë dollarë për ta filluar këtë program.

“Nuk është më e mjaftueshme për një kompani që thjeshtë t’u shërbejë klientëve, punonjësve dhe aksionerëve. Ёshtë përgjegjësia e kompanisë që t’i shërbejë pikërisht atij komuniteti ku bën biznes”.

Zoti Brotman thotë se bizneset e vogla krijojnë shumicën e vendeve të punës, por shumë prej tyre nuk mund të punësojnë njerëz të tjerë sepse këto biznese nuk mund të marrin

“Ne shqyrtuam të gjitha mundësitë për të investuar në komunitete në nevojë me biznese të vogla, sepse ato kanë ndikimin më pozitiv për sa i përket krijimit të vendeve të punës”.

Starbucks do të mbulojë koston administrative të programit të ri. Donacionet do t’i jepen Rrjetit Financiar të Mundësive, një organizatë jo fitimprurëse, e cila bashkëpunon me 180 institucione financiare lokale, që u japin hua komuniteteve me të ardhura të ulëta.

“Arsyeja që zgjodhëm Rrjetin Financiar të Mundësive si partnerin tonë është sepse ky rrjet ka zgjedhur tashmë institucionet financiare me më shumë ndikim për të shërbyer në zonat e vendit me më shumë nevojë”.

Mark Pinsky, zyrtar i lartë ekzekutiv në këtë rrjet, thotë se bizneset duhet të jenë në gjendje të marrin menjëherë njerëz në punë.

“Ky program do të krijojë vende pune në ndërtim; do të krijojë vende pune për mësues dhe administratorë shkollash si dhe për njerzit që mund të punojnë në zyra”.

Ai thotë se bizneset e vogla do të kontrollohen për t’u siguruar që donacionet përdoren për hapjen e vendeve të punës.

Ekonomisti Mark Zandi në kompaninë Moody's Analytics, thotë se varet nga industria private që të ndihmojë në stimulimin e ekonomisë, veçanërisht tani që Presidenti Obama dhe Kongresi nuk kanë arritur marrëveshje mbi një program për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Qeveria mund të ndihmojë në kohë krizash dhe të përpiqet të mbushë boshllëkun e krijuar kur njerëzit i zë paniku, por në fund të fundit, është e nevojshme që kompanitë private dhe sektori privat të mobilizohen dhe të krijojnë vende pune”.

Ai vë në dukje se mund të mos jetë e lehtë për kompaninë Starbucks që të marrë donacione gjatë recesionit.

“Nuk e di nëse kjo fushatë do të ketë sukses, por kam shpresë që ajo të mbështetet nga njerzit dhe ata të japin donacione”.

Adam Brotman thotë se Starbucksi shpreson të frymëzojë edhe kompani të tjera.

“Shpresoj që ata të bëhen partnerë me ne ose të ndërmarrin një nismë të ngjashme, dhe ne shpresojmë të bëhemi katalizator dhe frymëzim për ndryshime”.

XS
SM
MD
LG