Lidhje

Projektet amerikane në Afganistan


At a brick kiln, workers greet each other while preparing the kilns to fire bricks early morning on the main highway leading to Bagram, on the outskirts of Kabul, Afghanistan, Saturday, Oct. 26, 2013.

At a brick kiln, workers greet each other while preparing the kilns to fire bricks early morning on the main highway leading to Bagram, on the outskirts of Kabul, Afghanistan, Saturday, Oct. 26, 2013.

Gazeta Washington Post raportoi sot se zyrtarët amerikanë mund të humbin qasjen për shumë projekte rizhvillimi të financuara nga qeveria amerikane në Afganistan, për shkak të shqetësimeve të sigurisë pas tërheqjes së trupave amerikane ushtarake në vitin 2014.

Gazeta thotë se një analizë nga ana e inspektorit të posaçëm për rindërtimin e Afganistanit arriti në përfundimin se ndërsa trupat amerikane ushtarake do të largohen nga Afganistani, punonjësit civilë të qeverisë amerikane, në veçanti ata të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar, do të humbasin mbrojtjen e nevojshme për të inspektuar projektet e financuara nga Shtetet e Bashkuara në zonat e prekura nga konfliktet.

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar miliarda dollarë në projekte shëndetsie, shkollimi dhe energjie në Afganistan. Inspektori i posaçëm shprehu shqetësimin e tij se zyrtarët qeveritarë amerikanë do të humbin aftësinë për të siguruar mbikëqyrjen dhe inspektimin e nevojshëm për projektet.

Gazeta shton se të paktën 15 projekte, me një vlerë prej 1 miliard dollarësh, priten të jenë të papërballueshme nga personeli qeveritar i Shteteve të Bashkuara vitin e ardhshëm.

Washington Post citoi gjithashtu një zyrtar të paidentifikuar të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar, i cili tha se zyrtarët e agjencisë mund të vazhdojnë të inspektojnë projektet edhe në mungesë të trupave ushtarake.
XS
SM
MD
LG