Lidhje

Projekti Marubi

  • Pëllumb Sulo

Në Shkodër u nënshkrua sot një marrëveshje mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Ambasadës Zviceriane për financimin e Projektit "Marubi", projekt ky i fituar një vit më parë nga një studio hollandeze që synon ta shndërrojë fototekën në një muze të fotografisë. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Pjesë e financimeve që mbështesin realizimin e Projektin "Marubi" është edhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit. Fototeka Kombëtare Marubi prej shumë vitesh qendron në mjedise të papërshtatshme, që rrezikojnë këtë pasuri të kulturës kombëtare dhe evropiane.

XS
SM
MD
LG