Lidhje

Prokurorët e Hagës kërkojnë dy gjyqe të ndryshme për Ratko Mlladiçin

  • Zëri Amerikës

Prokurorët e Hagës kërkojnë dy gjyqe të ndryshme për Ratko Mlladiçin

Prokurorët e Hagës kërkojnë dy gjyqe të ndryshme për Ratko Mlladiçin

Prokurorët e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi kërkuan dy gjyqe të ndryshme për ish komandatin e serbëve të Bosnjes Ratko Mlladic, në përpjekje për të përshpejtuar procesin.

Gjyqi i parë do të jetë ai për rolin e Mlladiçit në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë 8 mijë burra e djem muslimanë.

Procesi i dytë do të jetë për rrethimin e Sarajevës, që zgjati 44 muaj, gjatë të cilit humbën jetën 10 mijë persona.

Prokurorët e OKB-së shprehën shqetësim sot se gjendja shëndetësore e Ratko Mlladiçit mund të keqësohet para përfundimit të gjyqit për të gjitha akuzat.

Ratko Mlladiç u arrestua në muajin maj pasi kishte arritur t’i fshihej drejtësisë për 16 vjet. Gjatë seancës së parë gjyqësore në Hagë ai tha se ishte tepër i sëmurë.

XS
SM
MD
LG