Lidhje

Prokurorët: Berluskoni të dalë menjëherë në gjyq


Prokurorët: Berluskoni të dalë menjëherë në gjyq
Prokurorët: Berluskoni të dalë menjëherë në gjyq

Prokurorët në Milano do të kërkojnë nesër zyrtarisht që kryeministri italian Silvio Berluskoni të dalë menjëherë në gjyq lidhur me hetimet mbi marrëdhëniet e tij me një vajzë të mitur.

Komentet i bëri për gazetarët kryeprokurori Edmondo Bruti Liberati, i cili tha se pas diskutimit të çështjeve proceduriale, kërkesa do t’i dorëzohet nesër gjyqtarit.

Prokurorët në Milano e akuzojnë kryeministrin se ka paguar për seks me një numër të konsiderueshëm vajzash të reja, duke përfshirë një kërcimtare marokene 17-vjeçare, pas festave në rezidencën e tij private.

Zoti Berluskoni, i cili ndodhet në një situatë politikisht të vështirë pas përçarjes brenda partisë në fuqi, mohon se ka bërë ndonjë shkelje. Ai thotë se gjyqtarë të majtë me motive politike po përpiqen ta heqin nga pushteti.

XS
SM
MD
LG