Lidhje

Prokurorët francezë fillojnë hetimet për incidentin e anijes Costa Concordia


Prokurorët francezë fillojnë hetimet për incidentin e anijes Costa Concordia
Prokurorët francezë fillojnë hetimet për incidentin e anijes Costa Concordia

Prokurorët francezë po fillojnë një hetim për shkakun e incidentit të anijes Costa Concordia në brigjet e Italisë muajin e kaluar.

Zyra e prokurorëve në Paris tha sot se i ka kërkuar policisë të marrë në pyetje të mbijetuarit francezë për të formuluar përgjegjësitë penale dhe dëmet e shkaktuara nga aksidenti.

Më shumë se 450 francezë ishin në bordin e anijes kur ajo u përmbys në brigjet e ishulli toskan Xhilio. 17 veta, përfshi 4 shtetas francez gjetën vdekjen në këtë incident. Gati 15 persona figurojnë të zhdukur, përfshi dy francezë.

Kompania që ka në pronësi anijen ka ofruar 14 mijë dollarë kompensime për çdo të mbijetuar.

XS
SM
MD
LG