Lidhje

Prokurorët në Serbi tërheqin akuzat ndaj tre veteranëve kroatë të luftës

  • Zëri Amerikës

Prokurorët në Serbi tërheqin akuzat ndaj tre veteranëve kroatë të luftës

Prokurorët në Serbi tërheqin akuzat ndaj tre veteranëve kroatë të luftës

Prokurorët për krimet e luftës në Serbi thonë se kanë tërhequr akuzat ndaj tre veteranëve kroatë të luftës, për mungesë provash.

Zyra e Vladimir Vukçeviç- it tha në një njoftim ditën e sotme se nuk do të jetë më prokuror i çështjes së Tmohir Purdës, dhe dy kroatëve të tjerë, Danko Maslov dhe Peter Janjiç.

Të tre ata janë të dyshuar për kryerje të krimeve të luftës kundër luftëtarëve serbë në qytetin lindor të Kroacisë, Vukovar në fillim të luftës së viteve 1991-1995.

Prokurorët kanë ndërprerë akuzat mbasi pyetën 44 dëshmitarë në Serbi dhe Kroaci.

Purda është mbajtur në Bosnje Hercegovinë, ku ai u arrestua në Janar, mbas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Arrestimi i tij nxiti protesta në Kroaci, dhe rinovoi tensionet mes ish armiqëve.

Dy vendet u përfshinë në një luftë të ashpër në vitin 1991, mbasi Kroacia deklaroi pavarësinë nga Serbia, në atë kohë pjesë e Jugosllavisë. Ngjarja e Vukovarit çoi në vdekjen e mijëra civilëve.

XS
SM
MD
LG