Lidhje

Prokurori i Gjykatës së OKB-së që heton për Haririn paraqit akt-padinë

  • Zëri Amerikës

Prokurori i Gjykatës së OKB-së që heton për Haririn paraqit akt-padinë

Prokurori i Gjykatës së OKB-së që heton për Haririn paraqit akt-padinë

Prokurori i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara, që po heton vrasjen në vitin 2005 të ish kryeministrit libanez, Rafiq Hariri i paraqiti akt-padinë konfidenciale një gjykatësi.

Hollësitë rreth akt-padisë kundër të dyshuarve e paraqitur nga prokurori Daniel Bellemare nuk do të bëhen publike derisa të miratohen nga gjykatësi. Rezultatet do të bëhen publike pas 6 deri në 10 javësh.

Akt-padia u paraqit ndërkohë që Presidenti libanez Mishel Sulejman shtyu për një javë bisedimet për formimin e qeverisë së re. Zyra e presidentit libanez, e bëri sot këtë njoftim, që pritej të ishte fillimi i bisedimeve dy-ditëshe. Zoti Sulejman nuk dha ndonjë arsye specifike për këtë vendim, por një takim ndërkombëtar do të zhvillohet më vonë sot në Siri, lidhur me krizën. Javën e kaluar.

Hezbollahu dhe aleatët e grupit u larguan nga qeveria e përkrahur nga Perëndimi, për shkak të tensioneve të krijuara lidhur me një gjykatë të OKB-së që po heton lidhur me vrasjen në vitin 2005 të ish-kryeministrit Rafik Hariri, babai i kryeministrit aktual Saad Hariri. Shumë presin që brenda disa ditësh gjykata të ngrejë aktpadi ndaj disa anëtarëve të Hezbollahut.

XS
SM
MD
LG