Lidhje

Prokurori italian, marijuana po shtohet


Prokurori italian i Antimafias në Lecce të Italisë Cataldo Motta, tha sot se sasia e marijuanës që trafikohet nga Shqipëria drejt vendit të tij është rritur. Zoti Motta foli për gazetarët në Tiranë ku mori pjesë në një konferencë të Prokurorëve të Përgjithshëm të rajonit të Ballkanit
Prokurori italian tha se në Shqipëri ka sipërfaqe të mëdha të kultivuara me marijuanë dhe se vendi është një furnizues i madh i kësaj droge. Ai shpjegoi se është rritur jo aq sasia e kapur por ajo që mendohet të ketë hyrë në Itali. Sipas tij kjo për shkak të rritjes kryesisht të prodhimit. Ai tha se në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike është i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar dhe se Shqipëria është mirë e orientuar në këtë drejtim. Ndërsa lidhur me mundësitë e trafikut përmes ajrit, pas rastit të avionit italian në Divjakë, ai shpjegoi se më parë nuk ka rezultuar që të jenë përdorur rrugët ajrore.
Ndërkohë prokurori i Përgjithshëm shqiptar Adriatik Llalla tha sot se prokuroria e krimeve të rënda ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me akuzat për përdorimin e bazës ajrore të Gjadrit në Veri të vendit. Ai shpjegoi se përvec deklaratave publike të deputetëve në parlament janë marrë materiale edhe nga policia e Lezhës. Zoti Llalla nuk dha më shumë detaje, ndërsa tha se prokuroria ka prova.
XS
SM
MD
LG