Lidhje

Në kërkim ish-drejtuesi i hipotekës në Shkodër


Prokuroria shkoder

Prokuroria shkoder

Është shpallur sot në kërkim nga policia ish drejtuesi i Hipotekës së Shkodrës, Ilir Nikleka, ndërkohë që janë arrestuar dy zyrtarë të kësaj Hipoteke, të dyshuar se, në bashkëpunim kanë fallsifikuar dokumente pronësorë për rreth 15 mijë metra katrorë tokë në zonën e Velipojës. Bashkë me ta u arrestua edhe një notere si dhe tre shtetas të tjerë, edhe këta me të njëjtën akuzë.

Po sot, Gjykata e Shkodrës vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”. Prokuriria e Shkodrës, gjatë hetimeve, ka krijuar dyshime të arsyeshme se, në bashkëpunim ndërmjet tyre, ata kanë krijuar mundësinë për të fallsifikuar dokumentat dhe për të regjistruar një pronë të fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Rreth dy javë më parë, Prokuroria e Shkodrës urdhëroi sekuestrimin e 15 mijë metër katrorë tokë në zonën e Velipojës, sipërfaqe kjo e përfituar, sipas organit të akuzën, në rrugë të jashtligjëshme perms fallsifikimit të dokumenteve.

Vitet e fundit, në hipotekën e Shkodrës janë regjistruar disa raste të abuzimeve me dokumentet e pronësisë, gjë që është shoqëruar me lëvizje të shpeshta të drejtuesve dhe specialiteve të kësaj zyre të rregjistrimit të pasurive të paluajtëshme. Disa prej këtyre zyrtarëve vazhdojnë të jenë në procese gjyqësore për shkak të shpërdorimit të detyrës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG