Lidhje

Tiranë: Prokuroria, 152 vjet për rekrutuesit


Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot dënimin nga 15 deri në 20 vjet burgim për 9 të akuzuarit si rekrutues të luftëtarëve të huaj, duke i akuzuar si pjesë e një grupi që rekrutonin dhe dërgonin shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.

Prokuroria kërkon dënime të gjata për rekrutuesit e ”luftëtarëve të huaj"
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:48 0:00

Prokuroria hetoi për një kohë të gjatë bashkë me institucione të tjera dhe deklaroi që ka siguruar prova të mjaftueshme se të pandehurit, kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë shqiptarë për t'i bashkuar me grupet radikale të armatosura që veprojnë atje.

Për këtë veprimtari të zhvilluar kryesisht në vitin 2013 dënimi i 9 të akuzuarve së bashku shkon në 152 vite burgim. Prokuroria për Krime të Rënda i akuzoi të pandehurit, sipas neneve 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal, për rekrutim të personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit, për stërvitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe për nxitje të urrejtjes ose grindjeve.

Prokuroria për Krime të Rënda deklaroi se nga shqyrtimi gjyqësor dhe materialet hetimore u provua që të akuzuarit i kryen ato 3 vepra penale dhe kërkoi dënimet me 20 vjet burgim për të pandehurit Genc Balla, Gert Pashai dhe Bujar Hysa, 17 vjet burgim për Zeqir Ymeri, dhe nga 15 vjet burgim për Erjon Reçi, Verdi Morava, Astrit Tola, Edmond Balla, Fadil Muslimani.

I pandehuri Ymeri u akuzua edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake, sipas nenit 278/2/3 të Kodit Penal.

Të akuzuarit janë mbrojtur vetë dhe nuk kanë pranuar avokat. Ata mbajtën deklarata ku mbronin veprimet e tyre dhe shprehën pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet në Siri. Procesi i tyre u shty disa herë për mungesa të ndryshme dhe për debatet me dëshmitarët.

XS
SM
MD
LG