Lidhje

Prokuroria dhe Inspektoriati i Pasurive shkëmbejnë kritika për mosveprim ndaj korrupsionit


Prokuroria dhe Inspektoriati i Pasurive shkëmbejnë kritika për mosveprim ndaj korrupsionit

Prokuroria dhe Inspektoriati i Pasurive shkëmbejnë kritika për mosveprim ndaj korrupsionit

Prokuroria shqiptare i bëri thirrje Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive që të ndërtojnë një bashkëpunim konkret në luftën ndaj korrupsionit shtetëror dhe të mos ia kalojnë fajin njëri-tjetrit për mungesën e rezultateve në këtë fushë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm publikoi në mbrëmjë një njoftim, ku theksoi vendosmërinë e këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit në administratën e lartë publike e shtetërore. “Prokuroria e Përgjithshme është e hapur me institucionet e tjera në punën e saj dhe kërkon bashkëpunimin e tyre në denoncimin e rasteve korruptive dhe në mbledhjen e paraqitjen e provave konkrete e profesionale kundër tyre” - deklaroi zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Prokuroria Shqiptare ftoi publikisht Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive të hetojë pasuritë e zyrtarëve të nivelit të lartë të administratës publike. Në këtë mënyrë institucionet shqiptare demonstrojnë seriozisht vullnetin e përbashkët për të luftuar korrupsionin - thotë prokuroria - dhe përpjekjet për ta kaluar përgjegjësinë mbi institucione të tjerë janë devijim nga lufta kundër kësaj dukurie shqetësuese në administratë. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, çdo kallzim nga ILDKP është vlerësuar me seriozitet dhe ai ka marrë rrugën gjyqësore, ndonëse zyrtarët e denoncuar nuk janë të niveleve të larta në administratë. Gjatë vitit 2010 janë denoncuar 18 zyrtarë nga të cilët 9 janë dërguar në gjyq, 5 nuk janë filluar hetimet, 3 janë pushuar nga gjykata dhe 1 është ende nën hetim.

Komentet nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm erdhën pas raportimit vjetor të Kryeinspektorit të Deklarimit të Pasurive Adriatik Llalla në komisionin parlamentar të ligjeve se prokuroria nuk bën hetime shtesë për rastet e denoncuara të korrupsionit dhe ka mbyll pa shkak shumë prej tyre.

Ai ka thënë se pasuritë zyrtarëve dhe politikanëve shtrihen në gjithë territorin e Europës dhe në kontinente të tjera ndaj është e vështirë të verifikohen. Kryeinspektori Llalla kërkoi futjen e disa neneve të reja në ligj, që të lejojë hetim më të gjerë dhe ndëshkim më të fortë ndaj atyre që fshehin pasuritë. Ai u shpreh se prokuroria nuk ndjek me seriozitet rastet e denoncuara nga institucioni i tij, i zvarrit çështjet, duke mos nisur apo duke mos thelluar hetimet ndaj tyre, dhe duke i justifikuar ata subjektivisht.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG