Lidhje

Shqipëri: Polemikë mes qeverisë dhe opozitës për pronësinë e Ekspozitës

  • Armand Mero

Shqipëri: Polemikë mes qeverisë dhe opozitës për pronësinë e Ekspozitës

Shqipëri: Polemikë mes qeverisë dhe opozitës për pronësinë e Ekspozitës

Në Shqipëri prokuroria e Tiranës nisi sot hetimet lidhur me procesin e rikthimit të pronarët të ish ekspozitës “Shqipëria Sot”, pas akuzave publike të opozitës sipas së cilës procesi ka qenë i diktuar nga interesa abuzive

Gjatë gjithë ditëve të fundit partia socialiste ka ngritur akuza ndaj ministrit Genc Ruli, për kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Ekonomisë. Mes palëve pati një shkëmbim të gjatë replikash. Sipas socialistëve pas procesit fshiheshin interesa të sipërmarrësve të lidhur ngushtë me qeverinë. Ndërkohë që zoti Ruli ka këmbëngulur se janë ndjekur sipas ligjit të gjithë procedurat.

Prokuroria hapi sot hetimet, ndërkohë që ajo po vazhdon të ndjekë edhe një tjetër rast të bërë publik sërish përmes shkëmbimit të akuzave mes palëve, ku këtë herë në qendër është vënë kryetari i Bashkisë Edi Rama. Sipas deputetes demokrate Albana Vokshi, një person i afërt me zotin Rama ka marrë 20 përqind të aksioneve në shoqërinë e ndërtimit të partnerit të saj Arjan Tartari, në këmbim të studimit dhe lejes së ndërtimit mbi një zonë pranë parkut të Liqenit, ku parashikohet të ngrihen disa grataçiela.

XS
SM
MD
LG