Lidhje

Prokuroria kërkon burgime të përjetshme për tre të akuzuar për ngjarjen e Gërdecit


Prokuroria kërkon burgime të përjetshme për tre të akuzuar për ngjarjen e Gërdecit
Prokuroria kërkon burgime të përjetshme për tre të akuzuar për ngjarjen e Gërdecit

Në Shqipëri prokuroria kërkoi sot tre burgime të përjetshme dhe 130 vite burg për 28 të pandehurit e procesit mbi shpërthimin e Gërdecit ku më shumë se tre vjet më parë mbetën të vrarë 26 vetë ndërsa afër 300 të tjerë u plagosën

Burgim përjetë, gjoba dhe heqje të së drejtës për pjesmarrje në jetën publike u kërkua për drejtorin e ndërmarrjes shtetërore Meico të import-exportit të armëve Ylli Pinari, pronarin e fabrikës së demontimit te municioneve ne Gerdec Mihal Delijorgji dhe drejtorin e fabrikës Dritan Minxolli. Ata akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese dhe vënien në rrezik të të tjerëve. E njëjta akuzë rëndon edhe për Sokol Ngjecin, zyrtar i Meico-s, për të cilin u kërkuan 23 vjet burgim.

Nga 4 deri 8 vjet burgim u kërkua për 5 ish gjeneralë, kupola e shtabit të përgjithshëm dhe ish shefin e këtij Shtabi Luan Hoxha.

Nga 1 deri 8 vjet burg u kërkua për zyrtarë dhe funksionarë të tjerë të ministrisë së mbrojtjes sipas funksioneve dhe shkallës së përfshirjes në aferën e Gërdecit.

Ndërmarrja Albademil e cila kryente cmontimin u dënua me mbi 500 mijë euro gjobë dhe heqjen e së drejtës për të marrë pjesë në prokurime publike për 20 vjet. Tani do të jetë radha e mbrojtjes për argumentat e saj dhe vetëm më pas gjykata do të japë edhe vendimin e parë për shpërthimin e Gërdecit.

XS
SM
MD
LG