Lidhje

Prokuroria në Paris fillon hetimet për akuzat e reja ndaj Stros-Kahn

  • Zëri Amerikës

Prokuroria në Paris fillon hetimet për akuzat e reja ndaj Stros-Kahn

Prokuroria në Paris fillon hetimet për akuzat e reja ndaj Stros-Kahn

Zyra e prokurorisë në Paris bëri të ditur se ka filluar hetimet paraprake për akuzat që një shkrimtare franceze ka ngritur ndaj ish drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Stros Kahn për përpjekje për përdhunim në vitin 2003.

Tristan Banon iu drejtua autoriteteve në fillim të javës, duke thënë se Dominik Stros Kahn u përpoq të kryente marrëdhënie me forcë me të në një apartament bosh, gjatë një interviste. Avokatët e zotit Stros-Kahn thonë se do të ngrenë padi për shpifje ndaj gazetares Banon. Zoti Stros-Kaahn e ka quajtur akuzën e saj, “fantazi e sajuar”.

Akuza për sulm seksual e ngritur në Paris ndaj Dominik Stos Kahnit, ndodh në një kohë që akuza të ngjashme të ngritura më parë në Nju Jork janë në buzë të dështimit. Javën e kaluar ai u lirua nga arresti shtëpiak, pasi prokurorët thanë se kishin dyshime rreth kredibilitetit të punonjës së hotelit që kishte pretenduar se ishte sulmuar seksualish nga Dominik Stros Kahn.

Një senacë tjetër gjyqësore pritet të zhvillohet në Nju Jork më 18 korrik. Ai është i lirë të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, por autoritetet ia kanë mbajtur pasaportën, për të mos e lejuar të kthehet në Francë.

XS
SM
MD
LG