Lidhje

Prokuroria heton tre deputetë


Prokuroria e përgjithshme njoftoi sot se ka ngritur akuza për 3 deputetë të parlamentit. Deputetët Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka janë marrë si të pandehur për goditje ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri për shkak të detyrës.

Ngjarja u denoncua nga grupi parlamentar i PD në mes të korrikut. Ky incident u bë shkak kryesor që Partia më e madhe e opozitës braktisi punimet e parlamentit, duke kërkuar ndëshkimin e autorëve të dhunës. Kamerat e sigurisë së parlamentit kanë treguar goditjet me grusht ndaj deputetit demokrat.

I pandehur është marrë edhe deputeti Astrit Veliaj, për një ndërtim të paligjshëm në Fier dhe shkatërrim prone të ministrisë së brendshme. Denoncimi është bërë nga një qytetare, ndërsa bashkia deklaroi se nuk ka dhënë leje ndërtimi. Paditë e prokurorisë ndaj 3 deputetëve iu dërguan Gjykatës së Lartë.

XS
SM
MD
LG