Lidhje

Prova për kancerin e prostatës


Ashtu si me mamografinë për të zbuluar kancerin e gjirit, ekzistojnë shumë polemika rreth testeve të përdorura për të diagnostikuar kancerin e prostatës. Një studim i ri tregon se mjekët tani mund të kenë një mënyrë më të besueshme për të diagnostikuar kancerin e prostatës për pacientët me rrezik të lartë.

Kanceri i prostatës duket se nuk i ndahet familjes së Ronald Briscos.

"Vëllai im më i madh, babai im dhe vëllai im më i vogël e kanë atë."

Një studim i kohëve të fundit tregon se nëse të afërmit kanë qenë diagnostikuar me kancer të prostatës, rreziku i prekjes prej tij mund të jetë deri në tre herë më i lartë.

Ndryshe nga kanceri i gjirit, i cili mund të gjendet me mamografi, kanceri i prostatës zakonisht nuk diagnostikohet me imazhe tillë. Në një biopsi standarde, mjekët marrin mostrat e indeve ndërkohë që përdorin ultratinguj për të ndihmuar në diagnostikim.

Mjekët Minhaj Siddiqui dhe Peter Pinto shpjegojnë pse ultratingulli nuk është i përsosur.

"Ultratingulli siguron se gjilpëra të godasë prostatën, por ne nuk përdorim ultratinguj për të drejtuar gjilpërat në vendin e tumorit."

"Ne rastësisht përpiqemi për të marrë mostra të prostatës me shpresën për të gjetur kancerin."

Kanceri i Briscos u gjet me ndihmën e një MRI. Mjekët Siddiqui dhe Pinto kryen një studim në shkallë të gjerë të njerëzve me rrezik të lartë të kancerit të prostatës. Pacientët në njërin grup patën një biopsi duke përdorur ultratinguj dhe teknologji MRI. Grupi tjetër kishte biopsi standarde me drejtimin e ultratingujve. Mjekët pastaj krahasuan rezultatet.

"Biopsitë të udhëzuara me MRI zbuluan 30 për qind të rasteve të kancerit të prostatës në krahasim me biopsitë tradicionale ."

MRI mundëson mjekët për të parë zonat e dyshimta që ata duan të kryejnë biopsi.

"Përfitimi është që ne të maksimizojmë aftësinë tonë për të zbuluar e kanceret me rrezik të lartë dhe të shmangim dëmin e kancerit."

Dr. Siddiqui planifikon prova të tjera klinike, por rezultatet e këtij studimi paraprak janë premtues.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG