Lidhje

Protesa në Bahrein, organizatore ndoshta opozita


Protesa në Bahrein, organizatore ndoshta opozita
Protesa në Bahrein, organizatore ndoshta opozita

Qindra mijëra protestues dolën në rrugët e Bahreinit megjithë përpjekjet e qeverisë për të plotësuar disa nga kërkesat e aktivistëve.

Disa demonstrues valvitën flamujt e Bahreinit dhe hodhën parrulla kundër qeverisë ndërsa marshuan në Manama. Disa protestues e kaluan natën në sheshin Pearl, pika qëndrore e demonstratave. Aktivistët kanë organizuar protesta për më shumë se një javë. Por kjo e sotmja besohet të jetë e para që organizohet nga partitë e opozitës.

Protestat zhvillohen, megjithë urdhërin e mbretit Al Khalifa për lirimin e disa të dënuarve politikë, lëvizje që u dha krah kërkesave të opozitës për reforma demokratike. Shumica e të dënuarve politikë janë nga shumica shiite në shtetin që sundohet nga një dinasti e minoritetit suni.

XS
SM
MD
LG