Lidhje

Protesta anti-qeveritare në Moskë


Protesta anti-qeveritare në Moskë
Protesta anti-qeveritare në Moskë

Qindra protestues anti-qeveritarë u mblodhën në qendër të Moskës sot, pavarësisht nga arrestimet ditët e fundit të 11 anëtarëve të grupeve të opozitës.

Policia ruse thotë se 11 personat janë kapur si pjesë e një hetimi për trazirat nacionaliste që tronditën kohët e fundit kryeqytetin.

Por anëtarët e opozitës thonë se të gjithë të arrestuarit ishin aktivistë politikë dhe synimi ishte bllokimi i një tubimi sot ku bëhej thirrje që qeveria të lejonte lirinë e grumbullimit. Aktivistët e të drejtave dhe përkrahësit e opozitës kanë organizuar tubime në ditën e fundit të çdo muaji me 31 ditë, një referencë ndaj të drejtës së grumbullimit, të garantuar me nenin 31 të kushtetutës të Rusisë.

Në të kaluarën, policia ka arrestuar protestuesit në tubime, përfshirë figura me peshë të opozitës si Boris Nemtsov, që u burgos për 15 ditë pas një proteste të ngjashme më 31 dhjetor.

XS
SM
MD
LG