Lidhje

Protesta dhe parada kundër homofobisë në Tiranë


Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, ndaj një grup i bashkësisë homoseksuale shqiptare zhvilluan në Tiranë një paradë dhe një tubim proteste për të drejtat e tyre njerëzore. Protestuesit folën me shqetësim për diskriminimin e tyre, për varfërinë dhe papunësinë e tyre, por mbi të gjitha denoncuan mospranimin e tyre nga shoqëria dhe familja.

Pjesëtarë dhe përkrahës të bashkësisë së homoseksualëve shqiptarë zhvilluan sot një tubim proteste me biçikleta kundër homofobisë. Rreth 120 veprimtarë dhe mbështetës për të drejtat e kësaj bashkësie u mblodhën për të tretin vit rradhas në 17 maj në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe pedaluan me biçikleta përgjatë shëtitores “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Skënderbej”, të ndjekur nga shumë qytetarë kureshtarë. Duke sfiduar paragjykimet, ata bënë thirrje për të mbrojtur të drejtat e tyre, dhe për herë të parë në tubimet e tyre nuk u shënua asnjë incident, falë edhe kujdesit të policisë.
Protestë kundër homofobisë në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

Kristi Pinderi një nga përfaqësuesit e bashkësisë LGBT, thotë se tashmë ka kaluar periudha e befasimit nga mesazhet, tani njerëzit kanë filluar të dëgjojnë realisht vështirësitë e jetës së homoseksualëve shqiptarë, sepse ata, si gjithë të tjerët, diskriminohen, mbeten pa punë, pa strehë dhe shumë prej tyre jetojnë në varfëri ekstreme.

Protestuesit u shprehën kundër diskriminimit dhe paragjykimeve në emër edhe të atyre që nuk mundën të marrin pjesë në tubim për arësye të presioneve. Krahas veprimtarëve nga Shqipëria, sipas organizatorëve, në këtë tubim u bashkuan dhe përfaqësues të homoseksualëve shqiptarë nga Maqedonia dhe nga Kosova si dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Gjatë tubimit protestuesit shpalosën një flamur shumëngjyrësh rreth 8 metra të gjatë, duke shënuar kështu paradën e parë të këtij lloji në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG