Lidhje

Protesta kundër Perëndimit të Siri nga përkrahësit Al Asad-it

  • Zëri Amerikës

Protesta kundër Perëndimit të Siri nga përkrahësit Al Asad-it

Protesta kundër Perëndimit të Siri nga përkrahësit Al Asad-it

Turma mbështetësish të presidenti sirianë Bashar Al Assad hynë sot në kompleksin ku ndodhet ambasada amerikane në Damask duke shkaktuar dëme.

Sipas agjencisë Assosiated Press sulmuesit thyen dritare, ngritën një flamur sirian në territorin amerikan, dhe shkruan parrulla kundër shteteve të Bashkuara nëpër mure. Ata u lraguan mbas një ndërhyrje të shpejtë të forcave të sigurisë.

Departamenti amerikan i Shtetii tha në një njoftim se përgjigja e forcave siriane të sigurisë ishte e ngadaltë. Në njoftim thuhet se shefi amerikan i rezidencës ku ndodhet misioni ishte sulmuar gjithashtu.

Zyrtarë amerikanë thanë se do të thërrasin një diplomat të lartë sirian në Uashington për të protestuar për sulmin. Ata fajësuan televizionin pro qeveritar sirian si iniciues të dhunës.

Dhe gardhi rrethues i ambasadëës franceze ishte skenë protestash sot, por rojet franceze qëlluan në ajër për të mos lejuar demonstruesit që të hynin në territorin e ambasadës.

Protestat ndaj ambasadave vijnë mbas vizitave të javës së kaluar të ambasadorëve amerikanë e francezë në qytetin e Hamës. Të enjten ata vizituan kët qytet, duke u solidarizuar me banorët që po përballen me sulmet e forcave qeveritare, ndërsa po vazhdojnë protestën e tyre ndaj presiedenti Assad.

Ministria e jashtëme siriane i ka quajtur vizitat “një ndërhyrje flagrante” në punët e brendshme të vendit që minojnë stabilitetin e tij.

Sot, aktivistë të drejtave të njeriut dhe banorë thonë se forcat siriane të armatosura rëndë kanë hyrë në qendër të qytetit Homs, duke vrarë të paktën një person e duke plagosur 20 të tjerë.

Ky akt vjen ndërsa Siria po zhvillon ditën e dytë të të quajturit dialog kombëtar për reformën politike.

XS
SM
MD
LG