Lidhje

Tregtarët e vegjël protestojnë kundër gjobave të larta


Disa qindra përfaqësues të bizneseve të vogla nga qytete të ndryshme protestuan sot para selisë së qeverisë kundër ndëshkimeve të reja financiare, që janë vendosur ndaj informalitetit.

Tirane, proteste e tregtareve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Ata kërkuan anullimin e procedurave të reja tatimore, të cilat po falimentojnë dhjetëra biznese me gjoba të shtrenjta deri në 100 mijë dollarë për t'u mbullur gojën atyre që protesojnë.

Tregtarët e vegjël shprehën shqetësimin se zyrtarët e tatimeve po vendosin gjoba nga 5 mijë deri në 100 mijë dollarë për parregullsi minimale, që mund të gjenden në shkresat e tyre, tha Panajot Soko, një prej folësve në tubim.

Përfaqësuesit e bizneseve të vogla pohuan se pjesa dërrmuese e tyre janë të vetëpunësuar dhe mezi mbijetojnë me fitime minimale, por qeveria po u vendos gjoba mbi mbi 5 mijë dollarë për një dokument, për të cilin nuk i informon.

Këto gjoba ata po i falimentojnë nga dita në ditë, sepse u duhet të punojnë dy vjet pët të arritur shumën e gjobës.

Protestuesit pohuan se pjesa më e madhe e tyre janë me kredi biznesi dhe në vend të paguajnë këstet e kredisë, po paguajnë gjobat që po u vijnë pa ndërprerë nga grupet e vazhdueshme të tatimorëve.

Tregtarët e vegjël pohuan se i hapën shitoret e tyre në mëngjes me frikën e tatimorëve, dhe ndërkohë konsumi dhe blerjet kanë rënë në minimum.

Ata frikësohen më shumë a do të vijnë më shumë blerës apo më shumë tatimorë dhe kjo për ta është një situatë mbytëse, tha Adriatik Lapaj, një përfaqësues i tregtarëve, folës në tubim.

Në protestë morën pjesë edhe një numër kryefamiljarësh të papunë, të cilët pohuan se për varfërinë dhe vështirësitë e jetës së tyre nuk interesohet askush nga pushteti vendor, zyrat e punës dhe as nga qeveria.

Madje edhe kur ata vetëpunësohen në forma sezonale, ose hapin ndonjë tregit të vogël me pakicë, inspektorët shkojnë menjëherë dhe i mbulojnë me gjoba, pa i informuar më parë mbi procedurat ligjore, që duhen përmbushur.

Protestuesit pohuan se qeveria duhet të ndryshojë sjellje ndaj tregtarëve të vegjël të vetëpunësuar dhe të realizojë mbështetjen e premtuar kur ishte në opozitë, duke përmirësuar klimën e biznesit dhe jo t'i frikësojë me masa represive qytetarët, që e mbajnë administratën me taksat e tyre.

XS
SM
MD
LG