Lidhje

Vazhdojnë protestat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore


Vazhdojnë protestat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore
Vazhdojnë protestat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore

Në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore ka patur ditët e fundit një valë të portestash.

Algjeri

Sot në Algjeri, në kryeqytetin Algjer, protestuesit kërkuan largimin nga pushteti të Presidentit Abdelaziz Buteflika. Shumë alegjerianë e shohin atë si një udhëheqës autoritar, që nuk ka marrë masat e nevojshme për varfërinë dhe papunësinë në vend. Protestuesit therrisnin sot "Algjeria e lire dhe demokratike", ndërsa i afroheshin sheshit kryesor të qytetit, por vetëm rreth 200 prej tyre arritën të hyjnë në shesh, ngaqë policia përdori shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e tyre.

Jemen

Po sot, në kryeqytetin Sana të Jemenit, u vra të paktën një protestues antiqeveritar; nuk dihet në se vrasjen e shkaktuan forcat qeveritare, apo përkrahësit pro-qeverisë. Forcat e sigurisë vëzhgonin situatën, ndërsa disa civilë hidhnin gurë në drejtim të demonstruesve, të cilët kanë më tepër se një javë që kërkojnë largimin e Presidentit Abdullah Saleh.

Bahrein

Në Bahrein, policia përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve në Sheshin Pearl në kryeqytetin Manama, pasi ushtarët hoqën automjetet ushtarake prej andej.

Libi

Në Libi, sipas agjencive të lajmeve, forcat e sigurisë qëlluan me armë zjarri për të shpërndarë një turmë njerëzish në Bengazi, të cilët ishin mbledhur për të kujtuar të vrarët gjatë protestave antiqeveritare. Organizata Human Rights Watch thotë se të paktën 84 persona janë vrarë gjatë protestave të dhunshme kundër qeverisë.

Xhibuti

Në Xhibuti, autoritetet ndaluan tre udhëheqës të opozitës. Kryeprokurori i vendit, tha se ata ishin ndaluar lidhur me përleshjet e së premtes mes protestuesve të opozitës dhe forcave të sigurisë.

XS
SM
MD
LG