Lidhje

Protesta në Bosnje e Serbi kundër arrestimit të Mlladiçit


Protesta në Bosnje e Serbi kundër arrestimit të Mlladiçit
Protesta në Bosnje e Serbi kundër arrestimit të Mlladiçit

Mijëra nacionalistë serbë u mblodhën sot në Bosnje dhe në Beograd për të protestuar kundër arrestimit të gjeneralit të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç, të cilin shumë prej tyre e konsiderojnë si hero lufte.

Mbështetës të Partisë Radikale ultranacionaliste serbe dhe të organizatave të tjera ultra të djathta u sollën me autobus për protestat që filluan sonte në mbrëmje në Beograd.

Po sot, në qytetin Kalinovik të Bosnjes, të paktën 1 mijë njerëz, shumica ish ushtarë serbë të Bosnjes, u mblodhën me pankarta në duar duke e akuzuar për tradhti Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.

Në korrik të vitit 1995, brenda dhe përreth qytetit Srebrenicë, njësitë e ushtrisë së serbëve të Bosnjes, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem muslimanë.

Darko Mlladiç, i biri i gjeneralit Mlladiç, mohoi akuzat se i ati i tij dha urdhër për masakrën e Srebrenicës. Ai tha se i ati kishte shpëtuar shumë gra, fëmijë dhe ushtarë. Çdo gjë tjetër, tha ai, ka ndodhur pa dijeninë e të atit.

XS
SM
MD
LG