Lidhje

Vazhdojnë protestat në Hong Kong


Shefi ekzekutiv i Hong Kongut, Leung Chun-ying, ka urdhëruar demonstruesit pro-demokracisë të lirojnë rrugët duke filluar nga dita e hënë. Ai tha se rrugët dhe hyrjet e bllokuara nga protestuesit duhet të hapen patjetër.

Njoftimi i sotëm vjen pas një dite të dytë konfrontimi mes protestuesve dhe banorëve të lodhur nga problemet që kanë shkaktuar protestat në jetën e tyre të përditshme.

Policia e Hong Kongut arrestoi 19 njerëz gjatë natës në lidhje me përleshjet, ku sipas njoftimeve janë plagosur të paktën 18 vetë, duke përfshirë edhe disa policë. Policia thotë se disa nga të arrestuarit besohet të ketë lidhje me banda të krimit të organizuar.

Protestuesit po bëjnë thirrje për dorëheqjen e Shefit Ekzekutiv dhe kërkojnë që Kina të lejojë zgjedhje demokratike në vitin 2017.

XS
SM
MD
LG