Lidhje

Protesta të dhunshme në qytetin amerikan të Milluokit


Për të dytën natë në qytetin e Milluokit vazhduan protestat për shkak të vrasjes së një të riu afrikano-amerikan nga policia. Sipas autoriteteve të qytetit një prej protestuesve u qëllua me armë zjarri gjatë protestës dhe autoritetet përdorën mjete të blinduara për ta transportuar atë në spital.

Turma qëlloi policinë me gurë e sende të tjera të forta. Sipas autoriteteve një numër njerëzish janë arrestuar Protesta të ngjashme pati edhe të shtunën.

Protestat filluan pasi policia qëlloi duke vrarë 23 vjeçarin Sylville Smith kur ai refuzoi të ndalonte në trafik. Sipas shefit të policisë Smith u largua me vrap nga makina, dhe oficeri i policisë, i cili gjithashtu është zezak, hapi zjarr ndaj tij. Sipas shefit të policisë, Smith kishte një armë në dorë dhe e drejtoi ndaj oficerit të policisë kur ky i fundit hapi zjarr duke e vrarë.

Kryetari i bashkisë së Milluokit, Tom Barret, tha se incidenti është regjistruar nga kamera në trupin e oficerit të policisë dhe se do të bëhet publike në kohën e duhur. Ai tha se ai vetë kishte parë një fotografi të nxjerrë nga video, ku shihet se i riu Smith kishte një armë në dorë.

XS
SM
MD
LG