Lidhje

Protesta të reja në botën myslimane për videon


Protesta të reja shpërthyen sot në mbarë botën myslimane të nxitura nga videoja e publikuar në internet që përqesh Profetin Muhamed.

Në Pakistan, protestat morën përmasa të dhunshme në Islamabad, Karachi dhe Peshavar. Të paktën 13 persona u vranë në përleshjet me forcat e sigurisë.

Ministria e Jashtme e Pakistanit thirri diplomatin amerikan Richard Hoagland për t’i dorëzuar një notë të fortë proteste lidhur me filmin. Abadadori përsëriti dënimin që Shtetet e Bashkuara i bëjnë videos dhe se qeveria amerikane nuk ka lidhje me të.

Mijëra myslimanë protestuan gjithashtu në vende të tjera, përfshirë Afganisntanin, Indinë, Sri Lankën, Bangladeshin, Irakun, Libanin dhe Indonezinë. Disa protestues dogjën flamurin amerikan dhe portrete të presidentit Obama.

Ambasadat amerikane në mbarë botën arabe mbeten në gjendje gadishmërie për protestat e lidhura me lutjet e së premtes.
XS
SM
MD
LG