Lidhje

Protesta në Romë kundër reformave të qeverisë për pensionet

  • Zëri Amerikës

Mijëra punëtorë, pensionistë dhe anëtarë të sindikatave protestuan sot në Romë kundër reformave të qeverisë italiane për pensionet.

Protesta u organizua nga tre sindikatat kryesore italiane të punës. Një pasojë e reformës së pensioneve, të miratuara shpejt nga qeveria e re Monti si një dekret emergjent, ka një mungesë fondesh për ata njerëz që, para reformës, janë lejuar të dalin në pension më herët se sa i lejon ligji i ri.

Kryeministri Monti është përpjekur ta mbajë Italinë larg krizës së borxheve, duke miratuar shkurtime shpenzimesh dhe reforma strukturore.

XS
SM
MD
LG