Lidhje

Protesta në Romë në kundërshtim të masave shtrënguese ekonomike


Mijëra protestues me pankarta dhe flamuj u bashkuan në qendër të Romës për të protestuar reformat dhe shkurtimet qeveritare.

Italianët janë të pakënaqur me reformat e punësimit të parashtruara nga kryeministri Mario Monti si pjesë e masave shtrënguese për të paguar borxhin e Italisë dhe për të përmirësuar situatën financiare të vendit.

Zoti Monti i ka dhënë shtytje reformimit të tregut të punës për të nxitur ekonominë, por kritikët thonë se plani i tij do ta përkeqësojë ekonominë, veçanërisht klasën e mesme.

Zyrtarët italianë po negociojnë me sindikatat për të ndryshuar një ligj më shumë se 40 vjeçar i cili kërkon punëdhënësve të kompensojnë financiarisht dhe të rikthejnë punëtorët që janë shkarkuar pa të drejtë nga puna.

XS
SM
MD
LG