Lidhje

Protesta në Rumani ndaj masave shtrënguese ekonomike


Protesta në Rumani ndaj masave shtrënguese ekonomike

Protesta në Rumani ndaj masave shtrënguese ekonomike

Qindra vetë u mblodhën përpara parlamentin rumun në Bukuresht për të protestuar shkurtimet e pagave të propozuara nga qeveria për të përmbushur kriteret e vendosura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kryeministri Emile Boc paraqiti sot në parlament masat që do të shkurtojnë 25 përqind pagat dhe 15 përqind pensionet.

Zoti Boc tha se masat janë të nevojshme për të marrë huanë tjetër disa miliarda dollarëshe nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian. Ai paralajmëroi se prishja e marrëveshjes me FMN-në mund bënte të pamundur për Rumaninë të paguante këstet e borxhit.

FMN-ja, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore i dhanë Rumanisë gati 25 miliardë dollarë hua vitin e kaluar.

Rumania si shumë vende të tjera të Evropës Lindore u godit nga kriza global dhe ka nevojë për para për të balancuar buxhetin e vitit 2010.

XS
SM
MD
LG