Lidhje

Protesta në Rusi


Protesta në Rusi
Protesta në Rusi

Në Moskë dhe Shën Peterburg kanë demonstruar sot sërish protestues të pakënaqur për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare në Rusi.

Protestat kundër partisë në pushtet Rusia e Bashkuar e kryeministrit rus Vladimir Putin janë organizuar nga partia komuniste, e cila garonte në zgjedhjet e 4 dhjetorit.

Mijëra protestuesit e sotëm ishin shumë më pak se dhjetra mijëra që mbushën rrugët e kryeqytetit rus dhe qyteteve të tjera javën e kaluar.

Si opozita edhe vëzhguesit e huaj thonë se pati parregullsi dhe mashtrime në numërimin e votave.

Demonstratat vijnë më pak se tre muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve presidencale, të cilat priten gjerësisht të fitohen nga zoti Putin.

XS
SM
MD
LG