Lidhje

Protesta në Spanjë për shkak të papunësisë së lartë

  • Zëri Amerikës

Protesta në Spanjë për shkak të papunësisë së lartë

Protesta në Spanjë për shkak të papunësisë së lartë

Protestuesit e acaruar nga papunësia e lartë kanë mbushur sheshet në qytetet e mëdha të Spanjës, për t’i kërkuar Madridit që t’i sigurojë vende pune.

Mijëra të rinj u mblodhën sot në kampe të improvizuara për ditën e katërt rresht duke kundërshtuar përqindjen e papunësisië që ka mbërritur në 21%.

Papunësia për njerëzit e moshës 18 deri në 25 vjeç është madje më e lartë, është 45%. Protestuesit janë mbledhur në sheshin kryesor të Madridit, ku vullnetarët u kanë dhënë ushqime dhe tenda.

Protestat vijnë në prag të zgjedhjeve vendore e rajonale të së dielës. Anketimet e fundit parashikojnë humbje shumë të mëdha për partinë socialiste në pushtet, pasi votuesit mendohet të shprehin përmes votës zemërimin për masat e rrepta ekonomike, si dhe për mënyrën se si qeveria po e menaxhon krizën.

Pritet që Partia Popullore e opozitës të arrijë një fitore të madhe. Kryesisht demonstratat paqësore janë organizuar përmes medias sociale, si Twitteri nga të rinjtë, që thonë se janë frymëzuar nga protestuesit në Egjipt dhe Tunizi.

XS
SM
MD
LG