Lidhje

Tiranë: Protesta e banorëve te stacioni i trenit


Forca të shumta policore u përplasën sot me banorët e lagjes së trenit në Tiranë, ndërsa fadromat erdhën për të shembur dhjetë banesat e para të tyre.

Protesta të banorëve për shpronësimet
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:59 0:00

Ato janë pjesë e një projekti për zgjerimin dhe zgjatjen e bulevardit të kryeqytetiti, por banorët pohojnë se kompensimet janë minimale.

Ata i kërkojnë bashkisë banesa të reja, sepse kanë mbetur në qiell të hapur.

Sot nisi rrëzimi i dhjetë banesave të para, megjithë kundërshtimet dhe barrikadat e banorëve, por projekti prek disa qindra bonarë në atë zonë, që mbeten pa një strehë mbi krye.

Ata kërkuan ndërtimin e një pallati për ta në pronat e tyre, që po shtetëzohen, ose t'u sigurohen banesa të tjera.

Por përfaqësues të banorëve pohuan se bashkia dhe institucionet nuk i dëgjoi asnjëherë kërkesat dhe hallet e tyre.

Bashkia u ka lënë vetëm 5 ditë afat 10 familjeve të tjera, që e kanë radhën pas 10 banesave të sotme.

Banorët pohojnë se është e paimagjinueshme dhe jonjerëzore në demokraci që zyrtarët të nxjerrin me forcë nga shtëpia pronarin e saj për një investim publik, duke ofruar vetëm me një dorë para dëmshpërblim të pamjaftueshme për asgjë.

Bashkia e Tiranës deklaroi se banorët preken nga shpronësimi për projektin e Bulevardit të Ri, dhe se ajo është takuar me ta disa herë për t’u gjetur zgjidhje shqetësimeve të tyre.

Zgjidhja e ofruar prej saj ishte strehimi i familjeve të shpronësuara në banesa sociale ose bonus qeraje.

Bashkia u shpreh e gatshme të ndihmojë familjet brenda hapësirave ligjore, por shpronësimet janë bërë me vendim qeverie në shtator 2013.

Në këtë proces, thuhet në deklaratë, bashkia ka vetëm për detyrë të shpërndajë dëmshpërblimet për pronarët sipas masës së përcaktuar në vendimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG