Lidhje

Protesta në Turqi


Policia turke përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë mijëra njerëz që protestonin në Stamboll kundër planeve të qeverisë për urbanizimin si dhe ndaj skandalit të korrupsionit ku janë arrestuar dhjetëra njerëz, përfshi djem ministrash të kabinetit.
Protestuesit u mblodhën në sheshin Kadikoy të kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan të partisë në pushtet Drejtësi dhe Zhvillim.

Kryeministri i ka dënuar hetimet për korrupsion si veprime të “aleancave të zeza” dhe ka pohuar se do t’i demaskojë njerëzit e përfshirë në të. Ai ka reaguar ndaj hetimit me heqjen nga puna të disa policëve dhe zyrtarëve të policisë për bashkëpunim me hetimet pa marrë leje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG